Transporti i Kufomave
ATDHEU
Kompania jonë Transporti i Kufomave – Atdheu është e specializuar në organizimin e plotë të transferimit të të ndjerit nga të gjitha shtetet e Europës drejt vendlindjes, qoftë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Luginen e Preshevës etj.
Ne kujdesemi për të gjitha dokumentet e nevojshme, konsultim me konsullatat dhe ambasadat dhe respektimin e rregulloreve në vendet e synuara. Sigurimi i dokumenteve mjekësore, i lejekalimit ndërkombëtar të kufomës dhe i relacionit zyrtar për transportin e përshkruar. Formalitete Doganore. Koordinimi për kryerjen e transportit me makinë varrimi ose me avion. Transporti i kufomës nga aeroportit deri në vendin e varrimit në një makinë varrimi.
Gjithashtu sipas kërkesës marim përsipër realizimin e obligimeve fetare, kujdesi themelor higjienik i të vdekurit (me larje), veshje, arkivol, lutja e të vdekurit dhe varrimi.

Transport rrugor
Transport i besueshëm dhe i shpejtë me makina speciale
Transport ajror
Organizojmë transportimin e të ndjerit me aeroplan
Dokumentet
Kujdesemi për të gjitha procedurat administrative.
Besueshmëria
Kemi shum vite përvojë në punën që e kryejmë.
Në rast vdekje çka duhet të bëni?
Pavarësisht nëse vdekja është e pritur apo ka ndodhur papritmas, është një tronditje e madhe për familjen prandaj është shumë e rëndësishme të keni durim dhe veproni me qetësi.
Sa i përket aspektit fetar, personit të vdekur duhet ti mbyllet goja dhe sytë me butësi, pastaj lidhe nofullën e poshtme me një shirit me anën e sipërme të kokës mbi ballë, Më pas mbulohet trupi tërësisht me një batanije.
Na telefononi menjëherë, ne jemi në dispozicion 24 orë, kështu që mund t’ju ndihmojmë me këshilla psikologjike si dhe administrative. Nëse vdekja ka ndodhur në shtëpi, informoni mjekun e familjes për të vërtetuar dhe lëshuar certifikatën e vdekjes. Gjithashtu do t´ju informojmë se cilat dokumente ju duhet ti përgatiteni për transportimin e kufomave jashtë vendit.
Kosovë
Bëjmë organizimin dhe transportin e të ndjerit nga Mërgimi për në Kosovë.
Shqipëri
Bëjmë organizimin dhe transportin e të ndjerit nga Mërgimi për në Shqipëri.
Maqedoni
Bëjmë organizimin dhe transportin e të ndjerit nga Mërgimi për në Maqedoni.
Mal i Zi
Bëjmë organizimin dhe transportin e të ndjerit nga Mërgimi për në Mal të Zi.
Lugina e Preshevës
Bëjmë organizimin dhe transportin e të ndjerit nga Mërgimi për në Luginën e Preshevës.
Vende tjera
Bëjmë organizimin dhe transportin e të ndjerit për në çdo vend tjetër në Europë.
Nese keni pyetje… Na kontaktoni?
Ne do të ju përgjigjemi në kohë të gjitha pyetjeve tuaja te adresuara tek ne dhe do të ju rekomandojmë lidhur me transportin e kufomës për në vendin tuaj të lindjes.
Transport i shpejtë dhe kosto normale nga Gjermania, Zvicra, Austria, Franca, Belgjika, Luksemburgu, Norvegjia, Holanda, Suedia, Danimarka apo vende të tjera (rrjeti ynë i transportit funksionon në të gjithë Evropën) për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal i Zi, Luginën e Preshevës etj.
Përkundër trishtimit dhe stresit, transporti i kufomës dhe një funeral duhet të organizohen nën presionin kohor.
Prandaj është shumë e rëdesishme që të kontaktoni menjëherë me ne që të fillojmë punën sa më parë në përgatitjen e dokumentacionit dhe procedurave ligjore e doganore për udhëtimin e fundit të të ndjerit dhe për plotësimin e dëshirës që varrimi i tij / saj të bëhet në vendlindje me të gjitha ritet fetare.
Jemi në dispozicionin tuaj 24 Orë në ditë pa marë parasysh festat apo fundjavën!
Organizimi dhe bartja të ndjerit me ndjeshmëri, shpejtsi dhe kosto të drejta
nga gjitha shtetet e Evropës për në vendlindje.
Ekspertët tonë do t´ju këshillojmë nëse transporti i kufomës duhet të bëhet me makinë speciale ose me aeroplan.
Varësisht nga largësia dhe kohëzgjatja e udhëtimit ju këshillojmë nëse transporti i kufomës duhet të bëhet me makina speciale ose me aeroplan. Ne organizojmë transportimin e të ndjerit me aeroplan transport i sigurtë dhe i shpejtë. Por gjithashtu automjetet tona janë të nivelit më të lartë dhe të pregaditura teknikisht, kështu që të ndjerit do të arrijnë të paprekur dhe shumë shpejt në destinacionin e tyre.
Sa kushton riatdhesimi i të ndjerit?
Transportin e kufomave ia përshtatim mundësive tuaja financiare.
Kostoja e transportimit të trupit varet nga zgjedhja e mjeteve të transportit. Duke pasur parasysh këtë moment pikëllimi dhe trishtimi, ne duam t´ju ndihmojmë duke ofruar çmimet më të volitshme për ju, pa kursyer në cilësinë e shërbimeve dhe profesionalitetin e punës tonë.
Kjo është arsyeja pse ne jemi firma më e kërkuar në Europë për kryerjen e këtij lloji të transportit të specializuar.
Por gjithashtu jemi të gatshëm për të rregulluar të gjitha pengesat burokratike dhe për të siguruar një riatdhesim të sigurt.
Falë rrjeteve tona në shumë vende të Evropës, jemi në gjendje të organizojmë dhe të kryejmë një transport të shpejtë, të besueshëm dhe me kosto efektive të kufomave.